Ora News - Sot i jepet lamtumira e fundit Sadije Agollit
  • 5 years ago
#oranews

Sot po i jepet lamtumira e fundit Sadije Agollit. Bashkëshortja e të ndjerit Dritëro Agolli, u nda nga jeta të martën (26 shkurt) në moshën 78 -vjeçare për shkak të një hemoragjie cerebrale.

Homazhet po zhvillohen në shtëpinë muze.

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi dhe kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi shkuan për ti dhënë lamtumirën e fundit.

"Tek Sadija kemi parë simbolin e gruas, simbolin e bashkëshortes, të nënës, e vajzës për të cilin sot ne kemi shumë nevojë si shoqëri për shkak të gjithë këtij tranzicioni që kalojmë. Zoti e çoftë në Parajsë shpirtin e saj dhe atje ku do shkojë jam e bindur se do jetë shumë e lumtur,"-tha Kryemadhi.

Gazetarja e Ora News, Nertila Dosti raporton se familja e të ndjerës, djali i saj Artani dhe vajza Elona, që në orët e para të mëngjesit kanë pritur dashamirësit e zonjës Agolli dhe personalitetet e larta që kanë shprehur ngushëllimet e tyre.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/i-jepet-lamtumira-sadije-agollit

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended