Homazhe për viktimat e familjes Lala, i jepet lamtumira e fundit 8 pjesëtarëve
  • 4 years ago
Sot u është dhënë lamtumira e fundit familjes Lala të cilët u shuan nga jeta, pas tërmetit të rënë më 26 nëntor.

Mes dhimbjes së madhe dhe lotëve, familjarë, të afërm, miq e shok të shumtë i kanë përcjellë viktimat për në banesën e fundit.

Ceremonia mortore e 8 anëtareve po zhvillohet në Pallatin i Kulturës në Durrës, në nder të familjes
Familja Lala ishte ndër më të prekurat nga tërmeti shkatërrues. Tetë anëtarë humbën jetën nën rrënoja. I vetmi që i shpëtoi është 17-vjeçari Ramë Lala.

Sahadete Lala 79 vjeç ndërroi jetë me djalin e saj të paralizuar Ilir Lala 52 vjeç, me nusen e djalit tjetër Marjeta Lala, 4 fëmijët e saj, dhe mbesën nga djali tjetër. Nën rrënoja mbeti po ashtu edhe Griselda 22 vjeç, motra e 17-vjeçarit Ramë Lala.

Të pranishëm në homazhet për viktimat nga tërmeti janë kryeministri Rama dhe Presidenti Ilir Meta.

Viktimat e familjes Lala:

Sahadete Lala 79 vjeç ? (Gjyshja)

Ilir Lala, (i paralizuar) 52 vjeç i fundit qe u nxor nga rrënojat

Marjeta Lala me 4 fëmijët:

Emilio Lala

Dionis Lala 2 vjeç

Dionisa Lala 2 vjeç -binjakë

Amelia Lala 8 vjeç

Griselda Lala- 22-vjeç (Motra e Ramë Lalës që shpëtoi).



Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
Recommended