Report TV - Ceremonia, i jepet lamtumira e fundit 8 viktimave të masakrës në Selenicë

  • 6 years ago
VLORË- Mund të konsiderohet si tragjedia më e rëndë e ndodhur vitet e fundit në Shqipëri. Pamjet që vijnë nga tre banesat e fshatit Resulaj në Selenicë shkojnë përtej imagjinatës. Tetë arkivole kanë dalë njëri pas tjetrit nga tre shtëpi, të cilave iu kanë mbetur vetëm tre anëtarë.

Mes vajit, kujës e lotëve të afërmit i kanë ndjekur nga pas arkimortet me trupat e tetë familjarëve. Ata po varrosen në tetë gropa të hapura në tokat e tyre për të çuar në vend amanetin e gjyshit, Demir Zykajt i cili kërkonte të varrosej në tokën e tij kur të vdiste.

Kësaj masakre kanë mundur t?i shpëtojnë vetëm tre djem  të familjes Zyka, të cilët nuk ndodheshin në shtëpi. Nga familja e Besimit ka shpëtuar vetëm një djalë, ndërsa nga familja e Azemit dy djem, njëri nga të cilët ndodhet në Greqi.

Edhe dy djemtë e tjerë që kanë shpëtuar nuk kanë qenë në banesë në kohën kur ka ndodhur ngjarja e rëndë. Njëri prej tyre punonte në një restorant në Vlorë.

EMRAT DHE LIDHJET E VIKTIMAVE ME NJERI-TJETRIN

1- Demir Zykaj, 75 vjeç (Vellai i gjyshit të autorit)
2- Perrie Zykaj, 78 vjeç, (Gruaja e Demirit)
3- Besim Zykaj, 42 vjeç (Djali i demirit)
4- Vasilika Zykaj 40-vjeç, (Gruaja e Besimit)
5- Sara Zykaj, 15 vjeç (Vajza e Besimit)
6- Ledjon Zykaj, 8 vjeç (Djali i Besimit)
7- Azem Zykaj 49-vjeç (Djali i Demirit)
8- Afërdita Zykaj 47-vjeç (Gruaja e Azemit)

Recommended