Ora News - Politikat për të rinjtë, Dalipi: Piketa bashkëpunimi për të ardhmen
  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Rrjeti i Universiteteve dhe Dhomave të Tregtisë të zonës Adriatiko-Joniane organizoi një takim në Tiranë ku u diskutuan çështjet e qeverisjes dhe politikat nxitëse për të rinjte, nxënësit dhe nëpunësve civili.

Kryetari i Këshillit të Qarkut të Tiranës, Aldrin Dalipi theksoi se gjatë dy ditëve të diskutimit u vendosën piketat e një bashkëpunimi frytdhënës për të ardhmen.

Aldrin Dalipi: Në këto dy ditë është folur shumë për bashkëpunimin, kreativitetin, teknologjinë, informacinin dhe të rinjtë.

Dalipi tha se përfundimet e arritur gjatë diskutimit, por edhe konkluzionet e takimit dy ditor në Tiranë do tu shërbejnë institucioneve për të rritur bashkëpunimin mes tyre në fusha si ekonomia blu dhe ekonomia e gjelbër.

Aldrin Dalipi: Tashmë Universitetet, Dhomat e Tregtisë, rajonet dhe qytetet e kanë një komponent të mirë që mund t'i udhëheqë në bashkëpunimin mes njëra-tjetrës, të udhëheqë kontaktet. Sa më shumë kontakte, aq më shumë rezultat ndërmarrim nga këto. Këto janë projektet europiane që inkurajojnë shumë bashkëpunimin dhe ndërlidhjen mes aktorëve të ndryshëm në zona të caktuara.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/politikat-te-rinjte-dalipi-piketa-bashkepunimi-te-ardhmen
Recommended