Ora News – Shehu me të rinjtë: T’i rikthejmë qytetit shpresën për të ardhmen

  • 8 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kandidati, Sherefedin Shehu së bashku me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha kanë ndjekur me të rinjtë e Forumit Rinor të PD-së në Dibër, ndeshjen e kombëtares.
Shehu tha se së bashku me energjinë dhe vendosmërinë e të rinjve do të arrijnë që ta bëjnë Dibrën një qytet të zhvilluar, ku të rinjtë të ndërtojnë të ardhmen e tyre dhe jo të shohin emigrimin si shpresë.
Shehu: Ne duhet të krijojmë një Dibër të cilën ne e meritojmë. Një Dibër të pastër, një Dibër ku njerëzit të kenë ujë për të pirë. Një Dibër ku njerëzit të kenë ujë për vaditje. Një Dibër ku të gjithë të keni punë. Një Dibër ku shpirti i sipërmarrjes të krijojë vende pune për ju.
Kandidati për kryetar bashkie u takua edhe me të përndjekurit e qarkut dibër, i cili u garantoi atyre se do të kenë përfaqësuesin e vet në bashki, në mënyrë që të gjithë ata që kanë vuajtur nga regjimi komunist, përveç kryetarit të Bashkisë të kenë edhe një derë tjetër ku të diskutojnë për hallet dhe problemet e tyre.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/shehu-me-te-rinjte-ti-rikthejme-qytetit-shpresen-per-te-ardhmen/

Recommended