Report TV - Shehu: Së bashku do kemi qytetin ku të rinjtë do ndërtojnë të ardhmen

  • 8 years ago
Kandidati për kryetar bashkie në Dibër, Sherefedin Shehu së bashku me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha kanë ndjekur me të rinjtë e Forumit Rinor të PD-së ndeshjen e kombëtares.

Shehu tha se së bashku me energjinë, mençurinë dhe vendosmërinë e të rinjve do të arrijnë që ta bëjnë Dibrën një qytet të zhvilluar, ku ata të ndërtojnë të ardhmen e tyre dhe jo të shohin emigrimin si shpresë.

"Ne duhet të krijojmë një Dibër të cilën ne e meritojmë. Një Dibër të pastër, një Dibër ku njerëzit të kenë ujë për të pirë. Një Dibër ku njerëzit të kenë ujë për vaditje. Një Dibër ku të gjithë të keni punë. Një Dibër ku shpirti i sipërmarrjes të krijojë vende pune për ju", është shprehur Shehu.

Recommended