Shehu: Kemi një numër kaq të lartë të infektuarish pasi qeveria ka dështuar, bën vetëm propagandë
  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews



I ftuar në Ora News, ish-ministri i Shëndetësisë Tritan Shehu u shpreh se fakti që kemi një numër kaq të lartë të infektuarish tregon për një dështim të qeverisë për parandaluar pandeminë.

Shehu tha se kjo vjen pasi nuk ka një pasqyrim sipas të dhënave, prandaj nuk mund të ketë masa racionale.

Tritan Shehu: Fakti që kemi një numër kaq të lartë të infektuarish tregon për një dështim të qeverisë, dështimin e plotë të masave për parandaluar pandeminë. Tregon atë që kemi thënë prej kohësh, se jemi para një situatë që nuk është e pasqyruar sipas të dhënave dhe prandaj nuk mund të shoqërohet me masa racionale.

Ish-ministri u shpreh se masat e ndërmarra kanë qenë ekstreme dhe absurde, duke përjashtuar edhe mjekun e familjes që luan një rol të rëndësishëm për parandalimin e Covid-19.

Tritan Shehu: Kemi masa ekstreme dhe absurde, që në shumicën e rasteve ishin të kundërta me ato që duheshin marrë. Mjeku i familjes që është baza e parandalimit, është anashkaluar këtë periudhë. Kjo që po ndodh është ajo që pritej si pasojë së politikave dhe paaftësisë dhe mungesë së transparencës së kësaj qeveri në raport me luftimin e Covid-19.


Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/shehu-kemi-nje-numer-kaq-te-larte-te-infektuarish-pasi-qeveria-ka-deshtuar-ben-vetem-propagande

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv
Recommended