3 të vdekur nga Covid-19, numër i lartë i pacientëve në spital |Lajme-News

  • 3 years ago
Tre persona kanë humbur jetën gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë si pasojë e Covid-19. Ministria e Shëndetësisë konformoi se viktimat janë një 80-vjeçare, një 87-vjeçar dhe një 78-vjeçar.

I lartë mbetet edhe numri i pacientëve të shtruar në spital. Zyrtarisht janë 201 pacientë të shtruar, 17 në terapi intensive, nga të cilët 8 pacientë janë të intubuar.

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 825 testime në total dhe kanë rezultuar të infektuar 131 persona.

Shpërndarja gjeografike e të konfirmuarve pozitivë në 24 orëve të fundit është 68 të prekur në Tiranë,
8 raste në Lushnje, 6 raste në Shkodër dhe Gjirokastër, 5 raste në Has, 4 raste në Krujë dhe Dibër,
3 raste në Durrës, Korçë, Kavajë, Berat, Divjakë, 2 raste në Kurbin, Devoll, Mat, Pogradec, Delvinë, Roskovec, 1 rast në Kukës, Vlorë, Malësi e Madhe.

Numri i qytetarëve të shëruar nga fillimi i epidemisë ka kaluar mbi 7 mijë, me 47 qytetarë që janë të shëruar në 24 orët e fundit.


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended