Mbetet i larte numri i shtrimeve ne spital |Lajme-News

  • 4 years ago
Numri i shtrimeve në spital vijon të mbetet i lartë. Televizioni Klan mësoi se deri në orën 14:00 të së mërkurës, 125 pacientë janë shtruar në dy spitalet Covid në vend. Prej tyre 19 janë në terapi intensive dhe 8 të intubuar. Sipas Ministres së Shëndetësisë, klubet e natës u kthyen në vatra të përhapjes së infeksionit.

Vendosja e penaliteteve të shtuara për klubet e natës, diskove apo çdo lloj shërbimi të kësaj natyre, është një masë që ndërmerret për mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve. Sepse ato janë kthyer në vatra potenciale infeksioni. Të rinjtë po bëhen vektorë të shpërndarjes së infeksionit tek moshat e tjera?.

Ndryshimi i miratuar në parlament në aktin normativ që ndalon klubet e natës përcakton pezullim aktiviteti për 1 vit nëse shkelet ky vendim.

?Akti Normativ, jo vetëm përcakton rritje të masës së penalitetit, por gjithashtu vlerëson një pezullim për një periudhë 1-vjeçare në rastet kur këto subjekte nuk i binden këtij ligji?.

Sipas ekspertëve, vjeshta dhe dimri pritet të sjellin një numër më të lartë të të infektuarve. Ministria e Shëndetësisë ka bërë gati edhe dy spitalet e tjera, atë brenda QSUT, ish-pavioni i Kirurgjisë dhe Covid 4 në një godinë private.

Tv Klan
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended