Lirohet Sahit Dollapi, por mbetet ende në spital - News, Lajme - Vizion Plus

  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Sekretari Organizativ i Partisë Demokratike, Sahit Dollapi është lënë i lirë nga policia.Dollapi u shoqërua nga policia mbrëmjen e të shtunës gjatë zhvillimit të protestës së dhunshme të opozitës.Mësohet se Sahit Dollapi ndodhet në Spitalin e Traumës ku po mjekohet në gjendje të lirë.Sahit Dollapi u shoqërua fillimisht tek Drejtoria e Policisë së Tiranës por për shkak të lëndimeve që mori u transportua nga policia në spital.Pas shoqërimit të Dollapit opozita e zhvendosi protestën e djeshme tek Drejtroria e Policisë ku dhe nuk munguan përplasjet me policinë.Vetë kreu demokrat njoftoi dje mbajtjen e një protestë këtë të dielë në orën 11:00 para Drejtorisë së Policisë ku do kërkohet lirimi I të gjithë të protestuesve të arrestuar.

Recommended