Naftëtari përfundon në spital/ Përkeqësohet gjëndja e grevistëve - News, Lajme - Vizion Plus
  • 3 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ndërsa kanë hyrë në ditën e pestë të grevës, gjendja shëndetësore e naftëtarëve është rënduar akoma më shumë.Për shkak të komplikacioneve nga mungesa e ushqimit, një prej grevistëve u transportua këtë të premte me urgjencë drejt spitalit. NAFTETARI Nuk i le në baltë shokët prapë atje do jem me ta. Na mëngjesi në darkë atje do rri. Të vendosur për t?i shkuar deri në fund grevës, naftëtarët thonë se nuk do tërhiqen pa marrë rrogat që u takojnë. NAFTETARIGjendja jonë sa vjen e rëndohet. Kemi këputje më të theksuara. Marrje mendsh, fytin, por ne do te rezistojmë deri në fund. Deri sat a marrim lekët. Mjekët? Mjekët s?na përgjigjen. Dje erdhën ata. Erdhën për tu tallur.NAFTETARIPër një grevist që të qëndrojë për pesë ditë në këto kushte do të thotë vetëvrasje.Në mungesë të një përgjigje nga ana e autoriteteve, naftëtarët paralajmëruan se do ta çojnë deri në ekstrem grevën e urisë.SOKOL DAUTAJKREU I SINDIKATËS SE NAFTETAREVEGjendja është goxha e rënduar. Por më tepër rëndon stresi dhe mosmarrja e një përgjigje të qartë se çfarë do të bëhet me fatin e rafinerisë. Naftëtarët janë të vendosur do ta përshkallëzojmë deri në ekstrem këtë grevë urie. Ne i kemi bërë të gjitha format e protestës, nga ato paqësore dhe ato që na kanë provokuar. Kemi kërkuar një përgjigje të qartë dhe nuk tërhiqemi.Në rafinerinë e Ballshit janë rreth 850 naftëtarë. Ata kërkojnë të marrin 13 pagat e prapambetura, të cilat i faturohen kompanisë ARMO.
Recommended