Shifra pozitive/ Ulet numri i të shtruarve në spital - News, Lajme - Vizion Plus
  • 4 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Numri i të shtruarve në dy spitalet COVID ka rënë ndjeshëm. Ndryshe nga fillimi i pandemisë, kur numëroheshin rreth 80 pacientë që merrnin trajtim mjekësor në spitale, sot flasim vetëm për 24 të tillë.Të hënën Instituti i Shëndetit Publik njoftoi se të shtruar ishin 28 persona. Pra mesa duket, numri po vjen çdo ditë në rënie.Një tjetër fakt mjaft i rëndësishëm është se vetëm një pacient është në terapi intensive. Më herët kemi patur edhe 12 pacientë në gjendje të rëndë.?Situata në spitale paraqitet e qëndrueshme prej ditësh. Aktualisht në dy spitalet COVID janë të shtruar 24 pacientë dhe vetëm 1 prej tyre është në terapi intensive. Me pak se 15% e te prekurve aktivë po marrin trajtim në spitalet Covid, pjesa tjetër ndiqet nga mjeku i familjes. Nga fillimi i epidemisë, deri tani, në vendin tonë janë kryer 11332 testime, nga të cilat, 10802 janë testime molekulare dhe 530 janë testime serologjike?, tha Rovena Daja.Paralelisht me uljen e numrit të të shtruarve dhe të pacientëve në kujdes intensive, rritet numri i të shëruarve. Në 24 orët e fundit edhe 28 qytetarë të tjerë i janë shtuar listës, duke e çuar totalin e të rikuperuarve në 628.
Recommended