Pandemia drejt shuarjes, në Shqipëri 15 vetë në spital - News, Lajme - Vizion Plus
  • 4 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Shënohet numri më i ulët i të infektuarve në 24 orët e fundit në vendin tonë duke bërë që kurba e pandemisë të shkojë drejt shuarjes. Autoritetetet njoftojnë vetëm një rast të konfirmuar pozitiv me virusin.ADELA VASILIINSTITUTI I SHENDETIT PUBLIKNë vend vazhdon shfaqja e rasteve sporadike, ndërsa situata epidemiologjike paraqitet e qëndrueshme.Gjatë 24 orëve të fundit kemi të konfirmuar vetëm 1 rast pozitiv në Tiranë, nga 177 testime të kryera për të dyshuar të prekur me Covid19.Të shëruar janë 15 qytetarë.Gjendja e pacientëve të shtruar në spitalin infektiv paraqitet e qëndrueshme dhe vetem 3 prej tyre janë në terapi intensive.Deri më sot janë kryer rreth 13 mijë testime dhe janë konfirmuar pozitivë me COVID-19 në të gjithë vendin 949 qytetarë. Prej tyre, rreth 78% janë të shëruar.Në spitalin Infektiv, gjendja paraqitet e qëndrueshme prej ditësh me 15 pacientë të shtruar dhe vetëm 3 prej tyre në terapi intensive. Prej më shumë se dy javësh fatmirësisht nuk kemi asnjë humbje jete.Në vendin tonë aktualisht janë 176 persona aktivë me COVID19, kryesisht ne Tiranë, Durrës Krujë e Shkodër. Autoritetet shëndetore përsërisin thirrjen qytetarëve për respektimin e masave të distancimit fizik.COVID-19 - Statistika (19 Maj 2020)Testime totale 12899Raste pozitive 949Raste të shëruara 742Raste Aktive 176Humbje jete 31(Qarku Tiranë 18, Durrës 6, Fier 3, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1)Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:Tiranë 68Krujë 35Durrës 31Shkodër 14Kamëz 10Berat 10Fier 4Elbasan 2Mirditë 1Korçë 1
Recommended