Ora News - Covid, situata mbetet shqetësuese: 6 viktima, 117 raste të reja, dhe 114 në spital

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews

Vazhdojnë të mos njohin ulje numrat e Covid-19 në vend.

Në 24 orët e fundit janë shënuar 117 raste të reja, ndërkohë që janë regjistruar 6 viktima.

Kjo e çon në 144 numrin e vdekjeve në total dhe atë të të infektuarve në 4880.

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se janë kryer 500 testime për persona të dyshuar.

Ndërkohë situata në spitale shfaqet shqetësues ku 114 persona janë të shtruar, 19 në terapi intensive dhe 3 të intubuar.

Të vdekur ? Fatkeqësisht nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen në spitalin Covid2 ?Shefqet Ndroqi? 6 qytetarë: Një 49 vjeçar nga Shkodra, një 54 vjeçar nga Mirdita, një 58 vjeçar nga Tirana, pa sëmundje të tjera. Si dhe një 56 vjeçar, një 68 vjeçar dhe një 76 vjeçare, nga Tirana, me sëmundje bashkëshoqëruese.

Të shtruar ? Aktualisht në spitalin Infektiv dhe spitalin ?Shefqet Ndroqi? po trajtohen 114 pacientë, 19 janë në terapi intensive dhe 3 pacientë janë të intubuar

Mes të infektuarve është dhe një fëmijë 3 muajsh në Sarandë

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/nuk-ndalet-covid-19-ne-24-ore-117-raste-te-reja-6-viktima-dhe-114-ne-spital/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Recommended