17 raste të reja me COVID, 3 janë personel mjekësor! Rritet numri i pacientëve të shtruar në spital
  • 4 years ago
17 raste të reja me koronavirus në vendin tonë, tre më shumë se një ditë më parë. Në përditësimin e fundit, Eugena Tomini nga Instituti i Shëndetit Publik tha se rastet janë 8 në Tiranë, 6 në Shkodër dhe 3  në Kamëz.  

Rastet e konfirmuara janë kontakte të rasteve të mëparshme pozitive dhe disa raste të reja në Tiranë dhe Shkodër janë në proces hetimi. Janë testuar në 24 orët e fundit 19 personel shëndetësor, nga të cilët 3 kanë rezultuar pozitivë nga kontakte dhe 1 personel është shëruar.

Por pavarësisht shërimeve ditore, ajo që është shqetësuese është se shtrimet në spitalin infektiv vijojnë të rriten. Tomini tha se aktualisht po trajtohen 34 të prekur, nga të cilët 6 janë në terapi intensive, 2 prej tyre janë të intubuar.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 7 qytetarë, duke e çuar ne 945 numrin e te shëruarve nga fillimi epidemisë. Në vendin tonë janë 284 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë dhe Kamëz.

COVID-19 ? Statistika (8 Qershor 2020)

Testime totale                         18601
Testime molekulare                16357
Testime serologjike                 2244
Raste pozitive                          1263
Raste të shëruara                      945
Raste Aktive                             284
Recommended