Regjistrohet numër i lartë i të shëruarve nga koronavirusi

  • 4 years ago
Pas gjashtë muajsh ndërprerje, ka rinisur funksionimi i sistemit ?Termini im?, jo vetëm për rastet urgjente apo të prekurit nga COVID-19, por për të gjithë pacientët. Gjatë mëngjesit në poliklinikën e ?8 Shtatorit? janë paraqitur mbi 170 qytetarë, të cilët duhet të realizonin kontrolle shëndetësore. Pacientët që kishin termin të caktuara para pandemisë, do të jenë ndër të parët që to të kontrollohen. Funksionimi i klinikave dhe spitaleve për pranimin e pacientëve do të bëhet sipas të gjitha protokolleve ku përfshihet matja e temperaturës, mbajtja e maskave, kontrolle me orar të caktuar. Qytetarët duhet të tregohen të disiplinuar në respektimin e distancës. Nga njëri kontroll në tjetrin duhet të ketë një hapësirë kohore prej 30 minutash.

Recommended