Ora News - Koronavirusi, regjistrohet viktima e tretë në Itali, 132 të infektuar

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews
Italia ka hyrë në ditën e dytë të makthit nga koronavirusi. 11 komuna të rajoneve të Lombardisë dhe Venetos në veri të Italisë, në të cilat jetojnë mbi 50 mijë banorë, janë izoluar. Deri tani virusi ka vrarë tre shtetas italianë, një 78 vjeçar në Veneto dhe një 77 vjeçare në Lombardi, ndërsa viktima e fundit u raportua në Cremona. Raportimet që përditësohen minutë pas minute flasin për 132 persona të infektuar. Por, kryeministri Conte sapo informoi se janë mbi 140 persona te infektuar.

Infeksionet nga koronavirusi po rriten me shpejtësi në Itali. 132 persona kanë rezultuar pozitivë, nga të cilët 89 janë në Lombardi dhe 24 në Veneto. 25 prej tyre janë shtruar në spital në kujdes intensiv.

Vazhdon testimi për personat që kanë pasur kontakte me të infektuarit. Ndërkohë, veriu i Italisë është vetëizoluar.

Në qytetet e shpërthimit ndalohen hyrje-daljet.

Universitetet dhe shkollat u mbyllën për një javë në Lombardi, Veneto dhe Piemonte.
Ndërkohë janë pezulluar karnavalet në Venecia.Vo 'Euganeo do të izolohet.

Lajmi është në përditesim të vazhdueshëm

Ora: 17:40 Rritet numri i viktimave në Itali

Pasditen e të dielës mediat italiane raportuan se është shënuar viktima e tretë nga koronavirusi në Itali. Viktima është regjistruar në zonën e Cremonas, ndërsa ende nuk dihet identiteti dhe mosha e gruas që ka humbur jetën. Viktima, që dyshohet se ka vdekur nga koronavirusi në Itali pasditen e të dielës, dyshohet se ka qenë e sëmur me kancer. Zyrtarët lokal raportuan se gruaja që vdiq në Cremona vuante nga sëmundjet kancerogjene dhe ndodhej në gjendje të rëndë. Gjithashtu ajo ishte prekur dhe nga koronavirusi.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/koronavirusi-ne-itali-viktime-nje-i-moshuar-17-raste-te-infektuar-ne-me-pak-se-24-or

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended