4 viktima nga koronavirusi. Testimet konfirmojne edhe 102 te infektuar - Vizion Plus

  • 4 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/VizionPlusTv
https://twitter.com/VizionPlusTV

Katër paciente te tjere kanë humbur betejen me covid 19 gjate 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin total te viktimave ne vendin tone ne 111. Me i riu ne moshe nje 43 vjecar sipas ministrise se shendetsise pavarsisht se nuk vuante nga semundje te tjera nuk mundi ti bente balle komplikacioneve.

SINK
GENTIANA QIRJAKO
INSTITUTI I SHËNDETIT PUBLIK
Nje 43 vjeçar nga Kamza, pa semundje të tjera, i intubuar dhe në gjendje të rëndë prej disa ditësh nuk ka mundur të mbijetojë megjithe perpjekjet e mëdha të stafit mjekësor. E kanë humbur betejën me virusin e rrezikshëm edhe një 60 vjeçar nga Shkodra, një 64 vjeçar nga Durrësi në Spitalin Infektiv dhe një 61 vjeçar nga Tirana në Spitalin ?Shefqet Ndroqi?, me sëmundje bashkëshoqëruese.

Shqetesuese eshte edhe rritja e numrit te te infektuareve .102 persona jane konfirmuar pozitive pas testimeve, pjesa me e madhe e te cileve eshte ne Tirane.

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 501 testime për të dyshuar të prekur me COVID19, nga të cilat janë konfirmuar 102 raste pozitive. Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 67 raste në Tiranë, 5 në Shkodër, nga 4 raste në Krujë, nga 2 raste në Berat, Kavajë, Peqin, nga 1 rast në Durrës, Has, Korçë, Lezhë, Lushnjë, Vlorë, Sarandë.

1631 të infektuar aktivë po luftojnë me infeksionin e ndërsa 2264 të tjerë tashmë e kanë fituar betejën me sëmundjen.Autoritetet bejne thirrje per mbajtjen e maskës si masë paraprake e mbrojtjes nga infektimi, respektimi e protokollit të sigurisë dhe distancimin fizik.
#vizionplustv #20vjet
------------------------------------------------------------------
Subscribe: https://www.youtube.com/user/vizionplusalbania?sub_confirmation=1

Recommended