Ora News - Subvencionet e BE, Peleshi: Shumë vende kanë dështuar pasi kriteret janë shumë të forta

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ministria e Bujqësisë ka nisur diskutimet me grupet e interesit në lidhje me kriteret që duhet të plotësojnë fermerët për të përfituar nga subvencionet e BE-së. Ministri Niko Peleshi pranoi vështirësitë për të përfituar ndërsa sqaroi se një fenomen i tillë ka ndodhur edhe në vendet e tjera të rajonit ku përthithja nuk ka qenë më shumë se 10-13% e fondeve në total.

Edhe pse Bashkimi Europian ka vendosur në dispozicion të fermerëve shqiptarë mbi 70 mln euro por mundësitë për të përfituar mbeten të ulta. Ministria e Bujqësisë ka nisur trajnimet për të sqaruar procedurat që duhen ndjekur.Ministri i Bujqësisë Niko Peleshi pranoi vështirësitë që janë në përthithjen e këtyure fondeve ndërsa tha se edhe vendet e tjera të rajonit kanë pasur një problem të tillë.

Peleshi: Ipardi është shumë i bukur për të qenë i vërtetë. Është një mundësi e madhe financimi, por nuk ka vend për eufori duke parë eksperiencat e vendeve të tjera. Para dy javësh isha në takim me ministrin maqedonas dhe më tha një shifër që ishte tronditëse. Ipardi atje është hapur në 2010 dhe pas 7-8 vitesh kanë përthitur vetëm 13%. Unë nuk di asnjë shtet që të ketë përthitur 100% të mbështetjes ekonomike dhe financiare.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/subvencionet-e-be-peleshi-shume-vende-kane-deshtuar-pasi-kriteret-jane-shume-te-forta

Recommended