Ora News - Subvencionet, Peleshi: Bujqësia komerciale përkundër bujqësisë së mbijetesës

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Nga Lezha, ku vizitoi një nga pikat më të mëdha të grumbullimit të gështenjave, ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Niko Peleshi tha se qeveria do të mbështesë grumbulluesit duke iu garantuar 50% të vlerës së fidanëve. Ministri u përqendrua kryesisht në nevojën e orientimit të fermerit drejt kulturave të reja.

Peleshi: Shumë fermerë nuk e bëjnë dot atë kalimin, kapërcimin, hapin e madh drejt kulturave moderne, që do të thotë kultura që i kërkon sot tregu dhe që i japin shumë herë më tepër të ardhura femerit. E para, nuk kanë njohuritë e nevojshme, shërbimi i këshillimit pothuajse ka qenë inekzistent. Nuk kanë atë kapitalin e parë, fillestar për të investuar për të blerë farën, fidanin.

Peleshi nxiti fermerët që të bëhën bashkë me grumbulluesit pasi vetëm në këtë mënyrë qeveria do t?i mbëhstesë.

Peleshi: Duke mbështetur 50 % të vlerës të fidanëve për grumbulluesin, duke mbështetur si në rastin e shalqirit psh, 3 milionë lekë të vjetra për hektarë, mbjelljet e reja. Duke mbështetur 15 kulturat tona prioritare dhe që janë potenciale për eksportin, do të ndërtojmë fermat, jo të parat, se të parat, kemi disa të para, por do të shtojmë fermat komerciale, fermat moderne, bujqësinë komerciale.

Fermerët shqiptarë për shkak të kostove të larta, copëzimit të tokës dhe mungesës së investimeve po orientohen nga qeveria drejt kulturave të reja. Ndërkohë ekpertët këshillojnë që fermërët të orientohen në varësi të kërkesave të tregut.

Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/subvencionet-peleshi-bujqesia-komerciale-perkunder-bujqesise-se-mbijeteses

Recommended