Report TV - “Ishin në limitet e mbijetesës“/ Kapiteni i tragetit: Ja si i shpëtuam 4 peshkatarët

  • 6 years ago
Kapiteni i tragetit të linjës Brindisi-Vlorë, Petrit Agaj tha për Report Tv se skuadra e shpëtimit të tragetit ka hedhur varkën në det sapo ka spikatur 4 peshkatarët dhe se me shpejtësi i ka sjellë ata në bord në gjendje jo të rënduar shëndetësore.

Në orën 5:50 të mëngjesit, në distancën 10 km në perëndim të Sazanit, oficeri i shërbimit dhe marinari raportojnë se shikojnë disa njerëz në det. U dha alarmi dhe u përgatitën mjetet e shpëtimit. Për 5 minuta, një nga mjetet u hodh në det dhe shkoi me shpejtësi tek katër personat. Ata ishin të ndërgjegjshëm dhe menjëherë i sollëm në anije. Temperatura e ujit ishte 21 gradë dhe e ajrit 18 gradë. Koha ishte e gjatë dhe favorizonte jetën e tyre. Në këtë zonë nuk ka shumë anije që kalojnë dhe me orët që kalonin ata mund të kishin humbur jetën. Ne ju dhamë ushqime të ngrohta dhe batanije.

Petrit Agaj, kapiteni i tragetit të linjës Brindisi-Vlorë

Recommended