Report TV - Ja si ja merr valles së Tropojës Donald Lu në Valbonë

  • 6 years ago
Ambasadori amerikan Donald Lu ndodhet në Bajram Curr pasi është i ftuar nga ?Shoqata Toka? e cila ka organizuar një agjendë tre ditore për informimin publik për HEC-et në Valbonë. Ambasadori ka kërcyer valle tradicionale së bashku me qytetarët në Bajram Curri.

Gjithashtu të ftuar nga ?Shoqata Toka? janë dhe zyrtarë të lartë të ministrisë së Mjedisit ,deputetë të zonës e ambasadorë të tjerë në vendin tonë.
Masa të rrepta sigurie për vizitën e Ambasadorit Lu në Tropojë 3 Helikopterë të vegjël janë ankoruar në Luginën e Valbonës.

Lu mesditën e sotme ka mbërritur në Bajrim Curri për një aktivitet 3 ditor me temë kryesore ndërtimi i HEC në Luginën e Valbonës.

Recommended