Report TV - Ja si autori nën kërcënimin e thikës grabitën pikën së kredisë në Korçë, arrestohet
  • 4 years ago
Arrestohet grabitësi i pikës së kredive në Korçë. Ai është Dh. D, 25 vjeç, banues në Korçë, i cili po lëvizte me shpejtësi në një rrugicë, në lagjen nr. 4 Korçë.

Atij i është gjetur dhe sekuestruar shuma prej 92.800 lekësh të reja dhe thika me të cilën autori kërcënoi personelin për të marrë lekët. Sipas policisë, materialet do t?i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale ?Vjedhja me dhunë? dhe ?Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta?.
Recommended