Ekskluzive, video e grabitjes së Exchange në Korçë, autori thyen xhamin me bishtin e thikës

  • 5 years ago
Pas Tiranës, një tjetër grabitje është regjistruar po mëngjesin e sotëm në qytetin e Korçës. Një person i maskuar dhe nën kërcënimin e thikës është futur në një pikë transferte parash, që shërben edhe për këmbimin e parave në qendër të qytetit duke marrë rreth dy mijë euro.

Report Tv siguron pamjet ekskluzive të momentit kur agresori me thikë në dorë, i maskuar dhe me doreza është futur brenda pikës duke kërcënuar punonjësen.

Pasi ka marrë shumën e eurove ai është larguar me shpejtësi duke humbur gjurmët, ndërsa policia ka ngritur disa postblloqe, por deri tani nuk është arrestuar. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Recommended