Report TV - Ekskluzive/ Zbulohet koka e grabitjes të 990 mijë euro në pistën e aeroportit të Rinasit

  • 5 years ago
Supergrabitja e 990 mijë euro e kryer në 30 qershor 2016 brenda pistës së aeroportit ?Nënë Tereza?, tashmë ka një person të pandehur dhe ai quhet Aleks Pepa. Elbasanlliu i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga ?Interpol?, cilësohet nga prokurorët e Krimeve të Rënda si ?truri? i kësaj grabitje, të ndodhur para syve të shumë personave, të cilët ishin në pritje për të udhëtuar me avion drejt Italisë.

Gati 9 muaj pas ngjarjes, policia dhe prokuroria në shkurt të 2017 realizuan një kontroll të imtësishëm në banesën e prindërve të Aleks Pepa, ku gjetën 50 mijë euro brenda në frigorifer, sasi e cila është sekuestruar në cilësinë e provës materiale. Ndërkohë mësohet se për këtë ngjarje autorët kanë përdorur katër makina të vjedhura, mes tyre dhe një furgon. Pepa dhe dy bashkëpuntorët e tij janë identifikuar nga analizat e ADN-së dhe qelizat telefonike, të cilat kanë vërtetuar se në 30 qershor 2016, autorët janë lokalizuar nga antenat telefonike në zonën e Rinasit.

Recommended