Ora News - Pamjet e arrestimit të një prej autorëve të grabitjes me armë të furgonit në Vlorë

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Policia ka publikuar pamjet e arrestimit të njërit prej autorëve të grabitjes së furgonit në zonën e Skelës. Në pranga përfundoi Armand Kuqi, 29 vjeç, lindur në Mamurras dhe banues në Tiranë. I riu u arrestua i ndihmuar edhe nga Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë të Fierit.

Ndërkohë, Policia e Vlorës dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë nga Fieri vazhdojnë krehjen e zonës përreth Vlorës për të arrestuar dy autorët e grabitjes së furgonit në Skelë, mëngjesin e sotëm (25 shtator).

"Ndërkohë Policia vijon ndjekjen për kapjen e dy personave të tjerë të cilët janë larguar me shpejtësi në kodrat përreth duke u futur në pyll ku ende vijon krehja e zonës për kapjen e tyre", thuhet në komunikatën e policisë.

Policia lokale thotë se ka identifikuar autorin e dytë, ndërsa po punohet për identifikimin e autorit të tretë.

Policia thotë gjithashtu se ka shoqëruar edhe një person tjetër, për të cilin po punohet për të zbuluar nëse është përfshirë në ngjarje.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/ne-kerkim-te-autorit-te-trete-te-grabitjes-se-furgonit-ne-vlore

Recommended