Ekskluzive/ RTV Ora siguron pamjet e largimit të autorëve të atentatit të Vlorës
  • 5 years ago
#rtvora
RTV Ora ka siguruar një video të kamerave të sigurisë që kanë kapur momentet e largimit të autorëve të dyshuar të atentatit nga Inez Hajrullahut mesditën e së premtes.

Në video, shihet makina ?Land Rover? teksa largohet nga rrugë dytësore pas atentatit ku mbeti i plagosur një person.

Policia e Vlorës ka dyshime se brenda mjetit janë tre persona si autorë të dyshuar.

Shoqërohen 20 persona - Policia e Vlorës ka shoqëruar 20 persona në lidhje me atentatin ndaj Inez Hajrullah, mesditen e së premtes në Lungomare.

Policia po heton në disa pista por ende nuk ka asnjë person të identifikuar si autor i ngjarjes

Dyshohet se në atentat morën pjesë tre persona, të cilët u larguan me makinën që u gjet e djegur.

Në zonën ku ndodhi atentati ka pasur prani të shtuar të forcave të policisë gjatë natës.

Atentati në Vlorë - Atentati ku mbeti i plagosur aksidentalisht një person, dyshohet se kishte si objektiv Inez Hajrullah, të dyshuar si pjesë e grupit kriminal të përfshirë në dosjen e zhdukjeve të bujshme në qytetin bregdetar.

Ai u sulmua në zonën e Lungomares, pranë një kompleksi që njihet në pronësi të Edison Harizajt, i ashtuquajtur "kumbari" ose "faqedjeguri", i vrarë në Durrës.

Burimet thanë se ai u vu në qendër të një sulmi të koordinuar nga dy grupe personazh që udhëtonin me makina të ndara.

Para lokalit në zermër të Vlorës, ata shkrepën breshëri kallashnikovi por objektivi ka arritur të shpëtojë.

I plagosur mbeti një kalimtar i identifikuar si Dajko Cenodemaj, i cili ndodhej në zonë për kafe. Më pas makinat janë larguar me shpejtësi.

Mjeti i autorëve, një fuoristradë me targa të falsifikuara u gjet nga e djegur në Babicë të Vogël.

Brenda sipas burimeve u gjetën edhe armët e zjarrit kallashnikov të dyshuara që u përdorën për sulmin.

Kush është Inez Hajrullah - Ai dyshohet si pjesë e grupit kriminal të përfshirë në dosjen e zhdukjeve të bujshme në qytetin bregdetar. Hajrullah në vitin 2017 mbeti i plagosur rëndë si pasojë e një atentati me eksploziv në makinë.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/atentati-ne-vlores-shoqerohen-20-persona
Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended