Ora News - Ekskluzive/ Ora News siguron foton e skafistit dhe të shpëtimit të klandestinëve sirianë

  • 4 years ago
#rtvora #oranews

Ora News siguron foto të reja nga operacion i shpëtimit të skafit me 18 klandestinëve mbrëmjen e djeshme në Adriatik.

Mësohet që skafisti i ndaluar është Roland Cenko, dhe sipas informacioneve paraprake mësohet se Cenko është nga qyteti i Vlorës.

Ishte vetë Cenko ai që dha sinjalin për ndihmë rreth orës 23:40, pasi skafi që drejtonte me 18 klandestinë po mbytej si pasojë e motit të keq.

Cenko po mbahet në arrest nga Polica e Shtetit dhe po merret në pyetje.

Ka qenë Garda di Financa dhe Roja Bregdetare ata që kanë shpëtuar klandestinët.

Klandestinëve po u jepet ndihma mjekësore, ndërsa mes tyre është edhe një fëmijë.

Dyshohet se klandestinët ishin strehuar diku në afërsi të bregdetit disa ditë me parë në pritje të skafit që do t?i dërgonte në Itali.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/ekskluzive-ora-news-siguron-foton-e-skafistit-dhe-te-shptimit-te-klandestineve-siriane

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended