Grabitet pika e dhënies së kredive 'Kredo.al' në Korçë, autori kërcënon punonjësit me thikë

  • 4 years ago
KORCË- Grabitet një prej pikave të dhënies së kredive "Kredo.al" në Korçë në lagjen nr. 7. Një djalë i ri i pamaskuar ka hyrë brenda ambienteve të pikës ku jepet kredi dhe ka ushtruar presion tek punonjësit me një thikë. Ai ka ka mundur të marrë një sasi prej 10 mijë lekësh dhe më pas është larguar me shpejtësi. Fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar pasi punonjësit nuk kanë bërë rezitencë, por i janë bindur autorit.

Policia kanë rrethuar zonën dhe po vijojnë kontrollet për identifikimin e kapjen e autorit. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Recommended