Grabitet me armë karburanti, arrestohet autori

  • 6 years ago
Një person i maskuar dhe i armatosur ka grabitur një karburant në autostradën Vlorë - Fier, dhe më pas është larguar në drejtim të Novoselës.

Grabitësi ka marrë një shumë parash nën kërcënimin e armës, në karburantin që është në pronësi të qytetarit me iniciale F.S. Nga kjo ngjarje fatmirësisht nuk ka persona të lënduar. Forcat e policisë u vunë menjëherë në ndjekje të autorit të grabitjes, i cili u kap pak orë pas ngjarjes së ndodhur.

Autori i dyshuar është Mariglen Miftaraj 27 vjeç, i cili është dërguar në komisariat për t'u marrë në pyetje, ku u zbulua gjithashtu se gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm ka grabitur edhe një karburant tjetër, ku mori 3 mijë Lekë të reja. Ai është person me precedent të mëparshëm penal. Policia i sekuestroi 27-vjeçarit 27 mijë Lekë të reja, 150 Euro, një kallashnikov dhe kapuçin që përdorte gjatë grabitjes.

Recommended