Ora News - Grabitet me armë karburanti në Vlorë, kapet autori

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një grabitje me armë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Vlorë.

Sipas policisë, "ngjarja ka ndodhur në orën 05:53, në autostradën Vlorë-Fier pranë Novoselës, ku një person i maskuar dhe i armatosur ka shkuar në një karburant në pronësi të shtetasit F.S, dhe nën kërcënimim e armës së zjarrit ka marrë disa para dhe është larguar në drejtim të Novoselës".

Nga ngjarja nuk ka persona të lënduar.

Policia u vu menjëherë në lëvizje duke krehur zonën dhe bëri të mundur arrestimin e autorit të grabitjes pak minuta pas ngjarjes.

Ndalimi i Mariglen Myftaraj u bë pak metra larg karburantit, në fshatin Aliban. Mësohet se autori i grabitjes është nga një fshat i Beratit.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/grabitet-me-arme-karburanti-ne-vlore

Recommended