Ora News - Tropojë, ekzekutohet me armë zjarri pronari i një karburanti/ EMRI

  • 4 years ago
#rtvora #oranews

Një 47-vjeçar është vrarë me armë zjarri në Tropojë. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, (5 janar) në orën 23:32.

Viktima është Guxim Gjyriçi dhe është pronar i një karburanti.

"Në afërsi të Karburantit të tij, në lagjen "Partizani" është vrarë me armë zjarri në rrethana ende të paqarta, shtetasi G.Gj., 47 vjeç, banues në qytetin e Tropojës", sqaron policia.

Grupi hetimor ka sekuestrur kamerat e sigurisë, ku në një prej tyre duket një makinë pa targa, e cila qëndronte afër lokalit kur ka ndodhur ngjarja. Më pas makina ka ikur në drejtim të paditur.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor ku vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Tropojë, shërbimet e DVP Kukës, dy grupe të FNSH, vazhdojnë kontrollet dhe krehjen e zonës për të bërë të mundur kapjen e autorit.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/vritet-me-arme-zjarri-nje-47-vjecar-ne-tropoje

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended