Ekzekutohet me arme zjarri kreu i njesise administrative Kote

  • 6 years ago
Një person është ekzekutuar me armë gjahu mesditën e kësaj të premteje në qytetin e Vlorës. Viktima është Fatmir Hodo, kryetar i njësisë administrative në fshatin Kotë.

Ngjarja e rëndë ndodhi në orën 14:55 në një lokal të fshatit. Tvklan.al ka mësuar se 64-vjeçari Hodo dhe autori i dyshuar i kësaj ngjarjeje, 43-vjeçari Admir Delaj ishin duke pirë bashkë, kur ky i fundit ka marrë çiften dhe e ka qëlluar Hodon në derë të lokalit, duke e lënë të vdekur në vend.

Forca të shumta policore u vunë në ndjekje të autorit të dyshuar të kësaj ngjarjeje të rëndë duke e arrestuar atë pak kohë më vonë. Grupi hetimor po kryen hetimet në lidhje me sqarimin e rrethanave dhe zbardhjen e plotë të situatës.

Recommended