Ora News - Hyn me çifte në lokal dhe ekzekuton administratorin e njësisë Kotë në Selenicë

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

44 vjeçari, Admir Delaj, nga fshati Gumenicë u arrestua nga policia në kohë rekord për vrasjen e kreut të njësisë Administrative Kotë në Selenicë, Fatmir Hodo. Delaj qëlloi Hodon me armë gjahu pas një bisede të tensionuar në hyrje të një lokali. Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur pas një zënke mes të dy personave.

Policia kapi në kohë rekord autorin e vrasjes së kreut të njësisë administrative Kotë, Fatmir Hodo, i cili u qëllua këtë të premte në qendër të fshatit me armë gjahu.

Pas afro një ore ndjekje, autori i dyshuar, 44-vjeçari nga fshati Gumenicë, Admir Delaj u arrestua në dalje të banesës, ku kishte mbyllur mjetin dhe po tentonte të largohej.

Ngjarja ndodhi në Kotë të Selenicës rreth orës 14:55, në hyrje të një lokali.

Policia e Vlorës dhe e Selenicës, me të marrë njoftim për ngjarjen, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, duke identifikuar autorin e ngjarjes shtetasin Admir Delaj.

Nga hetimet paraprake të kryera dyshohet se ngjarja ka ndodhur nga një konflikt i çastit, pasi dy shtetasit e mësipërm kanë konsumuar pije alkoolike bashkë disa minuta para se të ndodhte ngjarja.

Mësohet se Delaj dhe Hodo kanë debatuar për çështje pronësie.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/vritet-administratori-i-njesise-admistrative-kote-ne-selenice

Recommended