Ora News - Hyn me çifte në lokal dhe ekzekuton administratorin e njësisë Kotë në Selenicë

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Administratori i njësisë administrative Kotë, të Selenicës është ekzekutuar rreth orës 14:55 teksa ishte në një lokal në qendër të fshatit Kotë.

Nga informacionet e para mësohet se viktima, Fatmir Hodo, 64 vjeç është qëlluar me çifte nga një person i cili e ka goditur sapo ka hyrë në lokal.

Nuk dihen ende shumë detaje mbi rrethanat dhe motivin e këtij krimi ndërsa policia informon se ka identifikuar dhe arrestuar autorin brenda një ore.

Në pranga ka përfunduar Admir Delaj, rreth 43 vjeç, nga fshati Gumenicë. Ai është arrestuar në banesën e tij.

Njoftimi i policise: Më datë 09.11.2018, në orën 14:55, në një lokal në fshatin Kotë, është qëlluar me armë gjahu shtetasi F.H, rreth 64 vjeç (Kryetar i Njësisë Administrative Kotë), i cili për pasojë ka ndërruar jetë në vend.

Policia ka identifikuar autorin e ngjarjes i cili dyshohet të jetë shtetasi A.D.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/vritet-administratori-i-njesise-admistrative-kote-ne-selenice

Recommended