Vritet kryetari i Njesise administrative te Kotes ne Vlore
- 5 years ago
Kryetari i Njësisë Administrative të Kotës mbeti i vrarë teksa ndërhyri për të shmangur një konflikt mes dy personave në fshatin Petë.
60-vjeçari Argjile Gjoka mbeti i vrarë me një plumb në krahëror. Në këtë ngjarje mbeti i plagosur 19-vjeçari Arif Bejtaj, kushëri me autorin e dyshuar, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Për këtë ngjarje është shpallur në kërkim Mersin Bejtaj, pasi dyshohet se ka qëlluar me armë drejt 60-vjeçarit. Gjoka u transportua me urgjencë në spital, por nuk i mbijetoi dot plagëve të marra duke ndërruar jetë.
Sipas hetuesve, Gjoka ka ndërhyrë për të shuar një sherr ku u përdorën edhe armët, për çështje pronësie, midis disa banorëve të fshatit Petë, por plumbi e ka prekur aksidentalisht, pasi nuk ishte ai shënjestra.
Një vit më parë në këtë njësi u vra paraardhësi i tij, 63-vjeçari Fatmir Hodo. Për ngjarjen në atë kohë u arrestua 44-vjeçari Admir Delaj nga fshati Gumenicë. Ai e qëlloi Hodon me armë gjahu pas një bisede të tensionuar për çështje pronësie, në hyrje të një lokali ndërsa të dy kishin konsumuar pije alkoolike sëbashku.
Tv Klan

Recommended
Report Tv-43-vjeçari vret me armë gjahu kryetarin e Njësisë Administrative Kotë në Selenicë
Report TV
BURG PER AUTORET E DYSHUAR TE VRASJES SE KREUT TE NJESISE KOTE - News, Lajme - Kanali 7
Kanali Shtate