RTV Ora - Ndërhyn për të ndarë dy persona, vritet administratori i njësisë Kotë/ Ja emri i autorit

  • 5 years ago
#rtvora
Ndërhyrja për të shuar një konflikt mes dy personave i kushtoi jetën administratorit të Kotës në Selenicë, Argjil Gjoka.

Ai mësohet se ndërhyri në një konflikt mes dy personave në fshatin Pet që sipas burimeve po konfliktoheshin për çështje prone.

Por konflikti ka përshkallëzuar dhe një prej tyre, paraprakisht i identifikuar si Mersin Bejtja ka qëlluar me armë zjarri.

Për pasojë administratori Gjoka ka marrë një plumb në gjoks, ndërsa i plagosur ka mbetur edhe 19 vjeçari Arif Bejtja, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ata u sollën me urgjencë në spitalin e Vlorës, ku Gjoka, rreth 60 vjec ndërroi jetë.

Banore e fshatit Pet: U ngritëm në mëngjes. Djali këtu ishte administrator i lagjes, erdhi këtu për të ndërtuar fshat, për të na ujdisur ne. Po pse nuk ka vuri një bomtë të tërëve dhe të kishte jetën e tij. Iku vajti në punë si nga hera edhe me atë të skrepit, atje vajtën, pastaj konfliktin nuk e dimë.

Gazetarja: Po këta çunat i njihnit? Të fshatit janë edhe ata.

Banore e fshatit Pet: Të fshatit po ku i njohim ne, se kush ka qenë nga ata djemtë e atyre. Ne na ra bombë. Skrepisti na e solli lajmin, damllanë që të na kishte vrarë neve pleqve.

Policia e Vlorë ende nuk ka dalë në një përfundim mbi motivet dhe dinamikën e ngjarjes ku u vra administratori, ndërsa thekson se ka nisur një aksion për kapjen e autorit të dyshuar.

Vrasjet për pronën, duket se janë kthyer në mallkim për administratorët e Kotës në Selenicë.

Në nëntor të 2018-ës, është vrarë me armë ish kryetari Fatmir Hodo

Ai u qëllua nga 44-vjeçari Admir Delaj për shkak të një debati për çështje pronësie në lokalin e fshatit disa minuta para krimit.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/Raportohet-%20nj%C3%AB-%20plagosje-me-arme-zjarri-ne-vlore
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended