Përmbytjet në Shkodër, flasin nën kolonel i FA, deputeti dhe administratori i njësisë Ana e Malit

  • 6 years ago
SHKODER- 35 fermerë janë bllokuar në Njësinë Administrative Ana Malit nga përmbytjet e dy ditëve të fundit si pasojë e reshjeve te dendura te shiut dhe shkarkimeve nga HEC-et, ndërsa rreth 500-600 ha tokë janë nën ujë. Fshati është përmbytur nga reshjet e dendura të shiut, por edhe shkarkimet e HEC-eve. Fshati më i prekur është Oboti, ku mund të lëvizet vetëm me ndihmën e forcave të ushtrisë.

Sipas informacionit të Ministrisë së Mbrojtjes, në fshatin Obot rreth 60% e banesave kanë prezencë e uji në oborret e tyre, ndërsa mbi rrugën e Obotit ka rreth 40 cm ujë, e kalueshme vetëm për mjetet e larta. Gjithashtu ka sipërfaqe të tokës së përmbytur, kryesisht tokë bujqësore në bashkinë Shkodër, kryesisht në Njësitë Administrative Bushat, Bërdicë, Dajç, Velipojë, Ana Malit, Guri Zi, Madhe.

Recommended