Vdes në spital kreu i Njësisë Administrative Kotë, një vit më parë u vra paraardhësi

  • 5 years ago
Vdes në spital nga një plumb me armë në gjoks, kreu i njësisë adminsitrative në Kotë, Argjil Gjoka. Siç raporton gazetari i Report Tv në Vlorë, Gjoka mori një plumb në gjoks dhe u transportua në gjendje të rëndë në spitalin rajonal të Vlorës ku gjatë ndërhyrjes kirurgjikale ndërroi jetë në sallën e operacionit.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Petë, ku Gjoka mësohet se ndërhyri në sherrin mes dy kushërinjve që po konfliktoheshin për çështje pronësie, por në tentativë për t'i ndarë ata mori një plumb në gjoks.

Autori i dyshuar i ngjarjes është Mersin Bejtajt. Sipas informacioneve të marra nga spitali i Vlorës, i plagosur mbeti edhe një nga personat e përfshirë në konflikt, 19-vjeçari, Arif Bejtaj, kushëriri i autorit.

Në nëntor të 2018-ës, është vrarë me armë ish-kreu i njësisë Administrative Kotë në Selenicë, Fatmir Hodo. Për ngjarjen në atë kohë u arrestua 44-vjeçari Admir Delaj nga fshati Gumenicë

Delaj qëlloi Hodon me armë gjahu pas një bisede të tensionuar për çështje pronësie, në hyrje të një lokali ndërsa të dy kishin konsumuar pije alkoolike bashkë disa minuta para se të ndodhte ngjarja. Pas vrasjes së Fatmir Hodos, vendin e tij e zuri Argjil Gjoka, ku për rastësi, kryeadministratori u qëllua sërish për një konflikt me në qendër çështjes e pronësisë, edhe pse vetë ai nuk ishte objektivi.

Recommended