Ishin në kafe, 43-vjeçari vret me armë kryetarin e Njësisë Administrative në Selenicë

  • 6 years ago
SELENICE - Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Selenicë mesditën e kësaj të premte. Një person është qëlluar katër herë me armë gjahu në një lokal qendër të fshatit Kotë dhe ka humbur jetën.

Viktima është Fatmir Hodo, 64 vjeç, kreu i Njësisë Administrative Kotë, i zgjedhur në vitin 2015 si përfaqësues i PD. Autor i kësaj ngjarje është identifikuar Admir Delaj, rreth 43 vjeç, nga fshati Gumenicë, i cili është vendosur në pranga rreth 1 orë pas ngjarjes.

Report Tv publikon pamjet e arrestimit të 43-vjeçarit nga banesa e tij, si dhe sekuestrimit të armës së përdorur përkundrejt Delajt brenda makinës së tij tip "Benz ML". Nga kontrolli i ushtruar në banesë është gjetur dhe sekuestruar edhe një tjetër çifte, e cila nuk ka lidhje me ngjarjen por që rezulton pa lejen përkatëse.

Recommended