Ora News - Autori tregon pse kreu masakrën në Vlorë: E akuzuan për vjedhje
  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Zbardhet motivi i masakrës së ndodhur pasditen e 10 gushtit në fshatin Resulaj, në Selenicë të Vlorës.

Shkak ishin akuzat që pjesëtarë të familjes Zykaj kishin ngritur ndaj autorit Ridvan Zykaj si autor të vjedhjeve që kishin ndodhur në banesat e tyre,

"Nga hetimet e deri tanishme dhe nga deklarimet paraprake të shprehura prej tij, ka rezultuar se e ka kryer aktin kriminal për motive të dobëta/banale, (autori është shprehur se pjestarë nga dy familjet Zykaj e kanë akuzuar për vjedhje)" informoi zyrtarisht policia e Shtetit paraditen e sotme. (11 gusht)

E premtja e zeze
Pasditen së premtes Ridvan Zykaj ekzekutoi me kallashnikov 8 pjesëtarë të fisit Zykaj mes tyre 3 gra dhe dy femije.

Në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur mbasditen e datës 10.08.2018, ku u vranë me armë zjarri 8 pjestarë të dy familjeve ju informojme se: Grupi hetimor me ekspertë të Policisë Kriminale të DVP Vlorë dhe të Departamentit të Policisë Kriminale në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, po vijojnë hetimet lidhur me motivin e plotë të krimit të kryer prej 24 vjeçarit në fshatin Resulaj. Qe prej momentit qe u shoqërua në ambjentet e DVP Vlorë, autori po pyetet në disa seanca nga strukturat policore përkatëse mbi rrethanat e krimit. Nga hetimet e deri tanishme dhe nga deklarimet paraprake të shprehura prej tij, ka rezultuar se e ka kryer aktin kriminal për motive të dobëta/banale, (autori është shprehur se pjestarë nga dy familjet Zykaj e kanë akuzuar për vjedhje). Lidhur mbi këtë por edhe në pista të tjera Policia po vijon hetime të imtësishme deri në zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes" informoi policia e Shtetit.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/autori-tregon-pse-kreu-masakren-ne-vlore-e-akuzuan-vjedhje
Recommended