Vlorë/ Tentuan të vendosnin tritol në një banesë, kapet në flagrancë autori dhe porositësi

  • 4 years ago
VLORË- Një personi i është vënë tritol në shtëpi, por fatmirësisht nuk shpërthyer, duke shmangur që kjo ngjarje të sillte pasoja të rënda.

Autroi i vendosjes së lëndës plasëse është kapur në momente që po vendoste lëndën eksplozive, e ndërsa është bërë e mundur edhe identifikimi edhe i porositës, e për pasojë janë arrestuar. Në pranga kanë rënë Marlen Gutiçi, autori dhe Bexhet Alliaj porositësi. Tritoli iu vendos Adhurim Demiri, teksa nuk dihen ende motivet e kësaj ngjarjeje, por këta dy persona, pas kontrollit që iu bë në shtëpi iu gjetën armë, drogë të llojeve heroinë dhe kokainë.1 armë zjarri e llojit revolver me dy fishekë, 2 sasi lënde të dyshuara eksplozive të llojit tritol, të montuara me kapsollë detonatorë me fitil zjarrpërcjellës, 21 doza të dyshuara me lëndë narkotike të llojit kokainë, 1 dozë e dyshuar lëndë narkotike e llojit heroinë, 1 peshore elektronike për peshimin e lëndës narkotike, 3 automjete (njëri rezulton i vjedhur në shtetin grek), 3 aparate celularë, targa të vjedhura, biçikletë etj", njofton policia.

Recommended