RTV Ora - Të rinjtë drejt zanateve, rriten kërkesat për arsim profesional
  • 5 years ago
#rtvora
Të rinjtë po priren edhe drejt zanateve. Arsimi profesional duket se është një zgjidhje e mirë për ata të cilët periudhën e gjimnazit dëshirojnë ta kenë në studime të profilizuara.

Në Elbasan rreth 150 nxënës janë regjistruar vetëm gjatë ditëve të para në gjimnazin profesional "Salih Çeka" në Elbasan, për të ndjekur studimet e ciklit të mesëm. Drejtoresha e shkollës, Rudina Mita, thotë se ky fluks vjen për arsye se degët e shkollës profesionale janë në përputhje me kërkesat e tregut për punë.

Rudina Mita: "Ka rritje për sa i përket regjistrimeve në arsimin profesional. Nxënësit e klasave të 9-ta janë ndërgjegjësuar, por gjithashtu edhe prindërit për ti drejtuar drejt arsimit profesional."

Shkolla ofron degë të profileve Teknologji Informacioni dhe komunikimi, Tekstil Konfeksione, Përpunim druri, Ekonomi biznes, Instalues të Sistemeve Hidraulike, Hoteleri-Turizëm etj. Risi për këtë vit do të jetë edhe futja e degës së re Shërbime Sociale dhe Shëndetësore.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/te-rinjte-drejt-zanateve-rriten-kerkesat-arsim-profesional

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended