71-vjeçari terrorizon Elbasanin, dëshmitarja për Ora News: Dy të rinjtë na ranë para këmbëve

  • 3 years ago
#rtvora #rtvoranews

Ora News ka mundur të sigurojë një dëshmitare okulare të ngjarjes që po mban peng Elbasanin dhe gjithë vendin.

Një 71-vjeçar, i identifikuar si Lefter Zhidru, është duke qëlluar me armë nga banesa e tij prej disa orësh pas një konflikti me bashkëshorten e tij.

Në vendngjarje ndodhen forca të shumta policie, përfshirë FSHF dhe Renea.

?Sapo kam zbrit nga autobusi dhe po ecja për në shtëpi. Eca ca metra, dëgjova të shtënat, As po lëvizja dot. Ishin dy policë, na ndalën. Na futën pas një pallati. Më pas u plagosën para këmbëve tona dy të rinjtë. Ndodhi shumë shpejt?, rrfeu dëshmitarja.

E pyetur se a e njihjte 71-vjeçarin dhe si ishte ai në komunitet, vajza tha:

?Me aq sa dëgjova kështu ka qenë gjithmonë por unë nuk e njoh?.

?Nuk arritëlm të shihnim asgjë. Vetëm të shtëna dëgjonim. Në atë moment ka patur shumë njerëz, lokalet ishin plot dhe policia që ishte një makinë para dhe një mbrapa. Kaq kam parë.

U trembëm të gjithë. Disa nuk lëviznin fare?, vijoi dëshmitarja.

E pyetur se, a ndjeheni të sigurtë në qytetin e Elbasanit, duke patur parasysh ngjarjet e shumta kriminale të ndodhura në këtë qytet, dëshmitarja tha për Ora News se: ?Jo, aspak?.

Forcat policore vijojnë negociatat mer 71-vjeçarin që ky i fundit të dorëzohet por pa sukses. Ndërkohë snajperat e Renea-s janë pozicionuar në zonën përreth. /OraNews

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/71-vjecari-terrorizon-elbasanin-deshmitarja-per-ora-news-rruga-ishte-plot-policia-na-futi-pas-nje-pallati/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Recommended