Ora News - Hasan Lika: Fitorja na motivon për të ardhmen, rikthejmë tifozët në stadium

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Vllaznia e ka nisur mbarë sezonin 2018-2019. Shkodranët mposhtën 2-1 Korabin, duke marrë fitoren e parë në Kategorinë e Parë.

Në prononcimin pas ndeshjes trajneri i kuqebluve Hasan Lika u shpreh i pakënaqur me lojën e treguar nga të besuarit e tij, megjithatë me rëndësi janë 3 pikët.

?Një javë pozitive. Në fushën tonë ne kërkojmë gjithmonë fitoren ashtu si dhe në transfertë. Pretendimet tona për tu ngjitur në Superiore, aty ku i takon Vllaznisë, ne duhet që të fitojmë çdo ndeshje. Na gëzon fakti që e nisëm me fitore dhe në një farë mënyrë u shpërblye mënyra se si ne luajtëm, pavarësisht të metave që patëm gjatë ecurisë. Na vjen mirë që krijojmë raste. Por në momentin e humbjes së topit kemi shumë për të bërë. Në aspektin sulmues dhe 3 pikëshi ishte pozitiv. Futbollistët duhet të ndërgjegjësohen. Ka lojtarë cilësorë në Kategorinë e Parë dhe skuadra të mirë. Korabi shprehu futboll teknik të admirueshëm. Vllaznia ka pësuar një rritje të formës fizike pavarësisht se ne nuk themi se jemi në gjendjen optimale. Në qoftë se kemi folur në teori sot lojtarët e kuptuan edhe në praktikë. Mungesa e Malotës prishi disa ekuilibra. Gradualisht do të forcohemi. Po të jemi më të plotë, do të jemi më të fortë. Mos prezenca e tifozëve, është minus, por është detyra jonë, që t?i rikthejmë në stadium me lojëra të mira dhe rezultate të mira gjithashtu?,-u shpreh trajneri Lika.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/hasan-lika-fitorja-na-motivon-te-ardhmen-rikthejme-tifozet-ne-stadium

Recommended