RTV Ora - Ushtria “josh” të rinjtë, batalioni i Vaut të Dejës “hap dyert” për nxënësit

  • 5 years ago
#rtvora
Batalioni i Këmbësorisë në Vaun e Dejës zhvilloi ?ditën e dyerve të hapura? si një ftesë për të rinjtë që duan ti bashkohen forcave të Armatosura. Ata simuluan reagimin e ushtrisë në situate të ndryshme nga përballja me sulmet terroriste deri tek katastrofat natyrore.

Reagimi përballë një sulmi terrorist, lufta trup me trup apo ndërhyrja në raste emergjente ishin disa nga ushtrimet që demonstroi Batalioni i Këmbësorisë në Vau Dejes, në ?Ditën e dyerve të Hapura?.

Përballë nxënësve të shkollave të mesme dhe atyre që duan t?i bashkohen radhëve të ushtrisë shqiptare, efektivët e forcave të armatosura dhanë vetëm një vizion të shkurtër të mënyrës se si funksionon kjo strukturë.

Komandant Ali Mali e quan të rëndësishme punën e bërë por në të njëjtën kohë angazhimin që këto efektivë kanë për qarqet e veriut në përballimin e emergjencave si përmbytje, zjarret etj.

Ali Mali, Komandant i Batalionit Këmbësorisë: Ne theksojmë që reparti jonë është një nga repartet kryesore të FA që kryen detyra qofshin këtu në emergjencat civile në Shkodër dhe Lezhë. Ne kemi kryer një sërë operacionesh në mbrojtje të paqes jashtë shtetit.

Zëvëndësministri i Mbrojtjes, Petro Koçi, kujtoi prestigjin në rritje të forcave të ushtrise shqiptare në NATO.

Petro Koçi, Zv.Minister i Mbrojtjes: Nuk jemi në aleancë për numër. Ne jemi me një kontribut dinjitoz.

Pjesë e aktiviteteve te kësaj dite ishte edhe njohja me kriteret për tu bërë pjesëtare i forcave te armatosura, ku ka filluar aplikimi dhe brenda qershorit ky repart pret edhe 30 ushtare të rinj profesioniste.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/ushtria-josh-te-rinjte-batalioni-i-vaut-te-dejes-hap-dyert-nxenesit
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended