Report TV - 'Audi' mbushur me kanabis, prangoset këshilltari i Vaut të Dejës dhe 3 shokët

  • 5 years ago
Policia e Shkodrës ka goditur një grup të trafikut të drogës duke arrestuar katër persona, ndërsa janë sekuestruar 100 kg kanabis. Njëri nga katër të arrestuarit, Dod Dodani është anëtar i Këshillit Bashkiak të Vaut të Dejës, i zgjedhur nga Aleanca Demokristiane.

Dodani bashkë me tre personat e tjerë u arrestuan në rrugën Lezhë-Shkodër, pas gjatë kontrollit në pjesën e pasme të makinës së tyre "Audi" të parkuar në një pikë karburanti jofunksionale u gjet droga e paketuar në 7 thasë të zinj plastikë e mbuluar me çarçafë.

Gjithashtu në shtëpinë e Dodanit u gjet lëndë e dyshuar narkotike 42,2 gram si dhe fara gjithashtu të dyshuara të bimëve narkotike 179,8 gram. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua e tërë lënda e gjetur, dy automjete "Audi" dhe "Merzedes" si dhe katër telefona celularë.

Recommended