Xhafaj 30 min fjalim lamtumire: Hoqëm Shqipërinë nga harta e vendeve që kultivojnë kanabis
  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Një një fjalim lamtumire me punonjësit dhe bashkëpunëtorët e tij në Ministrinë e Brendshme, Ministri i Brendshëm ende në detyrë Fatmir Xhafaj, ka bërë një bilanc të punës së këtij institucioni dhe policisë së shtetit.

Xhafaj tha se nën drejtimin e tij, Shqipëria më në fund doli nga lista e vendeve të Europës ku kanabisi ishte një fenomen. Për arritjen e këtij objektivi, Xhafaj u kujdes të theksonte se nuk ka pasur asnjë shtesë në burime njerëzore, logjistike apo financiare.

Një tjetër arritje e rëndësishme për Xhafaj ishte lufta kundër krimit të organizuar përmes operacionit "Forca e Ligjit".

Ministri ju referua statistikave, kur tha se në afro 11 muaj janë zhvilluar rreth 22 operacione policore, janë goditur dhe ndëshkuar 11 grupe të strukturuara kriminale të skeduara nga Task-Forca Qendrore, me mbi 175 persona të arrestuar drejtues dhe anëtarë të këtyre grupeve kriminale, si dhe janë sekuestruar vetëm prej tyre rreth 20 milionë euro pasuri.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/fatmir-xhafaj-luftuam-kanabisin-ishte-kthyer-ne-normalitet
Recommended