Libri i Klinton, "Ne luften ju paqen" - (18 Shkurt 2000)

  • 4 years ago
Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Intervistat, fjalimet, mesazhet që presidenti i SHBA Klinton ka dhënë gjatë konfliktit të luftës në Kosovë, që sot ndodhen në librin ?Ne luftën ju paqen?. Ky libër është botuar nga gazeta Albania. Janë risjell në këtë libër lufta e Kosovës me të gjitha përmasat e saj, momentet e vështira dhe shpresat. Libri është edhe një analizë e marrëdhënieve ndërkombëtare të fundit të shekullit të XX-të dhe fillimit të mijëvjeçarit të ri.

Përmbledhja e fjalimeve të Klintonit është bashkëbisedimi me popullin amerikan që mbështeti luftën në Kosovë. Angazhimi i institucioneve amerikane me kongresin, me trupat ushtarake dhe opinionin botëror, që luftoi idenë e luftës shkatërruese të një kombi kundër një kombi tjetër.

Librin ?Ne luftën ju paqen? është mesazhi më i pastër që Klinton dhe populli amerikan ka dhënë për paqen ndërkombëtare./tvklan.al

Recommended