Cigaret e çdoganuara - (6 Shkurt 2000)

  • 4 years ago
Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Katër herë më shumë cigare të çdoganuara se viti ?98. Shifrat e çdoganimeve të mallrave për të cilat paguhet akcizë, si kafe, cigare, karburante, gjatë vitit ?99 janë më të lartat që janë rregjistruar në shqipëri gjatë vitëve të fundit. Ulje disa herë e akcizës për këto mallra është shkaku kryesor për rritjen e çdoganimeve, duke sjellë edhe më shumë të ardhura për buxhetin e shtetit.

Gjatë vitit ?99 sasia më e madhe e cigareve është çdoganuar në Qershor me 358 ton, ndërsa niveli më i ulët në një muaj po në këtë vit është 83 ton. Në fillim të Korrikut, parlamenti miratoi disa ndryshime në ligjin për akcizat. Sipas hartuesve të ligjit ulja e taksës doganore nga 20-10% do të ndikonte në rritjen e importeve legale të këtij artikulli. Masa parashikon unifikimin e tre tarifave në një të vetme dhe pikërisht në atë 11 lekë për paketë, çka përmbush edhe objektivin e mbajtjes në këmbë të industrisë vendase, e cila me mjaft vështirësi mund të dalë në treg dhe të konkurojë të paktën me markat, që deri më sot janë përfshirë në kategorinë e tretë./tvklan.al

Gazetare ? Holta Zhiti